Rreth Brikk Estates

Një identitet i ri. I njëjti përkushtim.

Brikk Estates është agjenci patundshmërie në Kosovë, e specializuar në shitjen dhe dhënien me qira të banesave, shtëpive, tokave dhe lokaleve afariste në Prishtinë dhe Fushë Kosovë. Punojmë me blerës, qiramarrës, pronarë dhe investitorë, nga prona e duhur, tek personi i duhur.

Për pronarët kujdesemi për gjithçka: fotografi profesionale dhe prezantim cilësor, promovim të targetuar në rrjete sociale dhe platforma online, përzgjedhje të kujdesshme të blerësve dhe qiramarrësve, komunikim me të interesuarit dhe organizim të vizitave. Për blerësit e bëjmë procesin të qartë dhe të sigurt, me prona me dokumentacion të rregullt dhe kontrata te noteri.

Nga banesat familjare dhe shtëpitë në lagje të mbyllura, te tokat për zhvillim, lokalet afariste dhe investimet pranë detit, Brikk Estates bashkon njohjen e tregut lokal me një qasje moderne dhe transparente.

Misioni ynë

  • Nga prona e duhur, tek personi i duhur.
  • Prona nuk është vetëm hapësirë. Është vendi ku fillon diçka e re.

Vlerat tona

Profesionalizëm
Listime të strukturuara, me kod reference, fotografi profesionale dhe detaje të qarta.
Transparencë dhe siguri ligjore
Statusi i fletës poseduese, kontrata te noteri dhe procesi i legalizimit thuhen hapur.
Besim dhe konfidencialitet
Çdo komunikim dhe dokument trajtohet me konfidencialitet të plotë.
Kujdes për pronarin
Ne marrim përsipër punën e shitjes dhe të dhënies me qira.
Shpejtësi
Shitje më e shpejtë dhe e sigurt, vendimmarrje e shpejtë.
Afërsi
Gjithmonë afër jush, në telefon, Viber dhe WhatsApp.
Përputhja e duhur
Prona e duhur, për personin e duhur.
Njohje e tregut lokal
Rrugë, komplekse, ndërtues dhe infrastrukturë në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.

Ku punojmë

Zonat ku kemi publikuar prona: