Politika e Privatësisë
Përditësuar më 13 tetor 2026
1. Kush jemi
Për të dhënat që dërgoni përmes kësaj faqeje përgjegjëse është Brikk Estates L.L.C, agjenci e patundshmërive me bazë në Prishtinë. Për çdo pyetje rreth privatësisë na shkruani në [email protected].
2. Të dhënat që mbledhim
Kur na dërgoni një formular, mbledhim të dhënat që shkruani: emrin, numrin e telefonit, emailin (nëse e jepni) dhe mesazhin tuaj, si dhe faqen nga e cila e dërguat formularin.
3. Pse i përdorim
Vetëm për t’ju kontaktuar rreth kërkesës suaj dhe për t’ju ofruar prona që përputhen me të.
4. Ndarja e të dhënave
Të dhënat tuaja nuk i shesim dhe nuk ua japim të tjerëve për marketing. Qasje në to ka vetëm ekipi ynë dhe ofruesit e shërbimeve teknike që e mbajnë faqen në punë, vetëm në emrin tonë.
5. Cookies
Nëse i pranoni, përdorim cookies të Meta-s për të matur reklamat tona në Facebook dhe Instagram. Nëse i refuzoni, nuk përdoren. Zgjedhjen mund ta ndryshoni në çdo kohë te “Cookies” në fund të faqes.
6. Sa kohë i ruajmë
I ruajmë të dhënat vetëm aq kohë sa nevojiten për kërkesën tuaj, pastaj i fshijmë, përveç kur ligji kërkon që t’i ruajmë më gjatë.
7. Të drejtat tuaja
Mund të kërkoni qasje, korrigjim ose fshirje të të dhënave tuaja duke na shkruar në [email protected]. Keni të drejtë të ankoheni edhe te Agjencia për Informim dhe Privatësi.
