Si funksionon kërkimi në faqe?
Shkruani me fjalët tuaja, p.sh. “banesë me qira në Dragodan deri në 700 €”. Kërkimi e kupton llojin e pronës, nëse është për qira apo për shitje, lagjen, çmimin, sipërfaqen dhe dhomat, dhe i rendit pronat sipas përputhjes.
Një pronë nuk e ka çmimin. Si ta marr vesh?
Te pronat me “Çmimi sipas marrëveshjes”, lini numrin në formularin e pronës ose na telefononi dhe jua themi.
Dua ta shes ose ta jap me qira pronën time. Nga t’ia nis?
Te “Ofro pronën” na dërgoni të dhënat bazë. Pastaj ju telefonojmë për detajet, dokumentacionin dhe vizitën.
Nuk po e gjej atë që kërkoj.
Krijoni një kërkesë me vendndodhjen, buxhetin dhe llojin e pronës. Ju njoftojmë kur kemi diçka që përputhet, edhe para se të publikohet.
A ruhen pronat që i shënoj me zemër?
Po, në shfletuesin tuaj, pa pasur nevojë për llogari. Në një pajisje tjetër lista do të jetë bosh.
Cilat janë kushtet e bashkëpunimit?
Kushtet për shitje dhe qira i sqarojmë drejtpërdrejt, sipas pronës. Na kontaktoni dhe jua shpjegojmë.
