Kuzhina, shtëpi me qira në Lagjen Ndërkombëtare, Prishtinë, Ref B396 (1/10)

Kuzhina, shtëpi me qira në Lagjen Ndërkombëtare, Prishtinë, Ref B396 (1/10)

QiraShtëpiRef B396

Shtëpi me qira në Lagjen Ndërkombëtare, Prishtinë

Lagjja Ndërkombëtare, Prishtinë

  • 3

Përshkrimi

Ofrohet me qira shtëpi e vendosur në Rrugën Nekibe Kelmendi, brenda Lagjes Ndërkombëtare, një lagje private me kontroll të hyrjes përmes rampës dhe sigurim 24/7, e përshtatshme për familje që kërkojnë qetësi, privatësi dhe siguri.

Shtëpia ka organizim të mirë dhe përbëhet nga tri dhoma gjumi, ku njëra është dhomë gjumi kryesore (Master Bedroom) me garderobë të veçantë dhe banjo private, si dhe dy banjo të tjera të përbashkëta.

Qëndrimi ditor ka dalje të drejtpërdrejtë në oborrin e pasmë, ku ndodhet edhe një verandë e jashtme për qëndrim dhe relaks. Kuzhina është e ndarë dhe ka pjesë të veçantë për tryezari.

Prona posedon garazh, parking shtesë para garazhit, dy ballkone dhe një podrum që mund të përshtatet sipas nevojës si dhomë gjumi shtesë, palestër, zyrë pune, hapësirë për argëtim apo dhomë multifunksionale.

Në pjesën nën kulm ndodhet edhe një hapësirë e veçantë për garderobë shtesë dhe ruajtjen e gjërave sezonale apo personale.

Ngrohja realizohet përmes pompës termike nga brendi Vaillant.

Qiraja mujore: 2,300€ Depozita: 2,300€ Kontrata minimale: 1 vit

Specifikimet

ReferencaB396
MarrëveshjaQira
LlojiShtëpi
QytetiPrishtinë
LagjjaLagjja Ndërkombëtare
RrugaRruga Nekibe Kelmendi
Dhoma gjumi3
Qëndrimi ditorKuzhinë e ndarë
BallkonPo

Karakteristikat

  • Pompë termike
  • Garazh
  • Parking
  • Siguri 24/7
  • Lagje e mbyllur
  • Podrum
  • Oborr

Kushte shtesë

  • Depozita2.300 €
  • Kontrata minimale1 vit

Shiko postimin origjinal në InstagramPublikuar më 7 shtator 2026

Prona të ngjashme

TelefonoWhatsApp