Kaloni te përmbajtja

REF. B407

Banesë në shitje 3+1 në Linda 19, Fushë Kosovë

Çmimi sipas marrëveshjes


Përshkrimi

Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe prej 111.776 m², me terasë prej 19.541 m², e pozicionuar në katin e tetë të Kompleksit Linda 19, në rrugën “Skënder Havolli”, në Fushë Kosovë.

Banesa ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, tri dhoma gjumi, dy banjo, depo dhe terasë.

Kompleksi ndodhet në një zonë të qetë, me qarkullim të kufizuar të trafikut. Shkolla SHMFU “Mihal Grameno” – Aneksi 2 gjendet rreth 3 minuta në këmbë, ndërsa QMF Fushë Kosovë rreth 5 minuta në këmbë. Lokacioni ofron gjithashtu qasje në rrugën e Uglarit dhe rrugën “Tahir Zemaj”, me lidhje drejt Bresjes dhe autostradës.

Kompleksi, i ndërtuar nga AlTrade, ka përfundimin e planifikuar për janar–shkurt 2027. Çmimi ofrohet sipas marrëveshjes, ndërsa kontrata realizohet te noteri.

Karakteristikat e pronës

  • 112 m²
  • 3 dhoma gjumi
  • 2 banjo
  • 1 tarracë
  • Kati: 8 / 8
  • Ngrohje qendrore
  • Parking i përbashkët
  • E pamobiluar
  • Ashensor
  • Depo
  • Leje ndërtimi
  • Kontratë te noteri

Vendndodhja

Bresje, Fushë Kosovë

Shikoni zonën në hartë

Vendndodhja e saktë ndahet vetëm me klientët e interesuar.


Prona të ngjashme

1 / 3

Banesë në shitje 3+1 në Linda 19, Fushë Kosovë — foto 1 (1)
Banesë në shitje 3+1 në Linda 19, Fushë Kosovë — foto 2 (2)
Banesë në shitje 3+1 në Linda 19, Fushë Kosovë — foto 3 (3)