REF. B408
Banesë në shitje 3+1 në Linda 18, Fushë Kosovë
Çmimi sipas marrëveshjes
Përshkrimi
Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe prej 135.886 m², e pozicionuar në katin e 7-të të Kompleksit Linda 18, në rrugën “Skënder Havolli”, në Fushë Kosovë.
Banesa ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, tri dhoma gjumi, dy banjo, depo dhe terasë.
Kompleksi ndodhet në një zonë të qetë, me qarkullim të kufizuar të trafikut. Shkolla SHMFU “Mihal Grameno” – Aneksi 2 gjendet rreth 3 minuta në këmbë, ndërsa QMF Fushë Kosovë rreth 5 minuta në këmbë. Lokacioni ofron gjithashtu qasje në rrugën e Uglarit dhe rrugën “Tahir Zemaj”, me lidhje drejt Bresjes dhe autostradës.
Banesa është e gatshme për banim, duke ofruar mundësinë e vendosjes pa pritur përfundimin e ndërtimit.
Karakteristikat e pronës
- 136 m²
- 3 dhoma gjumi
- 1 banjo
- 1 tualet
- 1 tarracë
- Kati: 7 / 8
- Ngrohje qendrore
- Parking i përbashkët
- E pamobiluar
- Ashensor
- Depo
- Leje ndërtimi
- Kontratë te noteri
Vendndodhja
Bresje, Fushë Kosovë
Shikoni zonën në hartëVendndodhja e saktë ndahet vetëm me klientët e interesuar.



