Kaloni te përmbajtja

REF. B387

Banesë 1+1 në shitje në Linda Premium Residence, Bresje

45,842 €

810 €/m²


Përshkrimi

Ofrohet për shitje banesë 1+1 me sipërfaqe 56.595 m², me vendndodhje në Bresje, Fushë Kosovë, në Rrugën "Agron Rrahmani", në kompleksin Linda Premium Residence, ndërtim i AlTrade Center.

Banesa ndodhet në katin e 8-të dhe ka orientim nga perëndimi, me pamje të hapur pa ndërtesa përballë. Ka këtë renditje: qëndrim ditor me kuzhinë, një dhomë gjumi, një banjo dhe tarracë, në të cilën dilet si nga dhoma e gjumit, ashtu edhe nga qëndrimi ditor.

Ngrohja është elektrike, nën dysheme, dhe banesa ka sistem të integruar të fshesës elektrike në mure. Furnizimi me ujë ndihmohet nga sistem pompash me menaxhim smart, që e mban presionin e ujit të qëndrueshëm.

Çmimi është 810 € për m². Kontrata e shitblerjes realizohet te noteri.

Karakteristikat e pronës

  • 57 m²
  • 1 dhomë gjumi
  • 1 banjo
  • 1 tarracë
  • Kati: 8
  • Orientimi: Perëndim
  • Ngrohja: Rrymë
  • Kontratë te noteri

Vendndodhja

Bresje, Fushë Kosovë

Shikoni zonën në hartë

Vendndodhja e saktë ndahet vetëm me klientët e interesuar.


Prona të ngjashme

1 / 2

Banesë 1+1 në shitje në Linda Premium Residence, Bresje — foto 1 (1)
Banesë 1+1 në shitje në Linda Premium Residence, Bresje — foto 2 (2)