REF. B386
Shtëpi me oborr dhe rooftop në shitje në Arbëri
430,000 €
1,387 €/m²
Përshkrimi
Ofrohet për shitje shtëpi me sipërfaqe banimi 310 m² dhe rreth 450 m² hapësirë të përdorshme gjithsej, me fletë poseduese, me vendndodhje në Lagjen Arbëria (Dragodan), Prishtinë.
Shtëpia ka 4 ari oborr dhe parking për 2 vetura.
Hapësirat janë të ndara në disa nivele: – podrumi: rreth 30 m² hapësirë shtesë; – kati i parë: qëndrim ditor dhe kuzhinë, të dyja me dalje në një tarracë të madhe, një dhomë gjumi, depo dhe banjo; – kati i dytë: tri dhoma gjumi, secila me ballkon, dhe një banjo; nga dy prej dhomave shihet qyteti; – kati i fundit: rooftop rreth 140 m² me pamje të hapur mbi Prishtinë.
Arbëria është ndër lagjet më të kërkuara të Prishtinës për banim familjar.
Karakteristikat e pronës
- 310 m²
- Parcela 400 m²
- 4 dhoma gjumi
- 2 banjo
- 3 ballkone
- 1 tarracë
- Depo
- Oborr
- Fletë poseduese
Vendndodhja
Arbëri, Prishtinë
Shikoni zonën në hartëVendndodhja e saktë ndahet vetëm me klientët e interesuar.



