REF. B396
Shtëpi me qira në Lagjen Ndërkombëtare
2,300 € / muaj
Përshkrimi
Ofrohet me qira shtëpi në Rrugën "Nekibe Kelmendi", në Lagjen Ndërkombëtare, Prishtinë — lagje private me kontroll të hyrjes përmes rampës dhe sigurim 24/7.
Shtëpia ka tri dhoma gjumi, njëra prej tyre kryesore me garderobë dhe banjo private, si dhe dy banjo të tjera. Qëndrimi ditor ka dalje direkte në oborrin e pasmë me verandë, ndërsa kuzhina është e ndarë, me pjesë për tryezari. Ka garazh, parking shtesë para garazhit, dy ballkone, podrum dhe hapësirë nën kulm për garderobë. Ngrohja është me pompë termike Vaillant.
Qiraja mujore është 2,300 €, me depozitë 2,300 € dhe kontratë minimale një vjet.
Karakteristikat e pronës
- 3 dhoma gjumi
- 3 banjo
- 2 ballkone
- Pompë termike
- Oborr
- Garazh
Vendndodhja
Lagjja Ndërkombëtare, Prishtinë
Shikoni zonën në hartëVendndodhja e saktë ndahet vetëm me klientët e interesuar.
Prona të ngjashme
Me qira
EkskluziveMe qira
Me qira



